Muhaxheri hedh dyshime se Kurti e Vuçiq janë marrë vesh për Asociacionin

by Nexhat

Nënkryetari i LDK-së, që është edhe kryetar i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka hedhur dyshime se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është marrë vesh me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për ta formuar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Muhaxheri në “Debat Plus,  tha se draft-statuti për Asociacionin, mund të jetë dorëzuar nga vetë Kurti dhe pastaj është pranuar edhe nga Vuçiq.

banner

“Kurti është dashur të jetë më i mençur se ata [serbët] dhe ta dorëzojë një dokument vet. Veç nëse ky dokument është që e ka dorëzu vet dhe është dakordu me Vuciqin, dhe na servohet neve si dokument i dikujt tjetër. Ka një dyshim se këta janë marrë vesh, dhe tash hajt si ta paketojmë. Këtu duhet me u ngjallë dyshimi te qytetarët. Si është e mundur që një njeri, dhe zv. kryeministër, njëri i ka votat por tjetri është i emëruar, po folin për të ardhmen e vendit për 30 vitet e ardhshme. Nëse është pranu ky dokument e po shihet që po, do të jetë në tavolinë edhe në qeveritë e ardhshme”, tha ai.

Muhaxheri tha se Kurti po flet ndryshe me opozitën e ndryshe siç i quajti “me militantët e tij”.

“Nga gjuha që po e përdor te opozita, shihet që është pranu, kurse te militantët thotë jo luani se pranon këtë marrëveshje”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy