Mushkolaj për draft-statutin e Asociacionit: Minat që mund ta hedhin në erë shtetin tonë janë larguar

by Nexhat

Ish-gjyqtarja në Gjykatën Kushtetuese, Gjyljeta Mushkolaj, ka komentuar draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të prezantuar nga Bashkimi Evropian e të publikuar në media së fundmi.

Mushkolaj ka thënë se “dokumenti ka ende shumë probleme, por minat që mund ta hedhin në erë shtetin tonë janë hequr”.

banner

“Prej një Zajednice të garantuar me Ligjin prej vetëqeverisje lokale të vitit 2008, me të cilin është lënë hapësirë për madje edhe për lëkundje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës, drafti që ka rrjedhur në publik, e shndërron këtë krijesë në një mekanizëm/organizatë multietnike për mbrojtjen e minoriteteve, të mbikëqyrur në ushtrimin e secilit funksion nga Institucionet e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ajo në Facebook.

Sipas saj, asnjë debat dhe asnjë diskutim nuk është bërë para votimit të atij ligji.

“Nuk gjendet as sot asnjë dokument zyrtar i hartimit/negocimit të atij Ligji. S’ka Travaux préparatoires!!! Ka mbetë, megjithatë, transkripti i seancës së Kuvendit, për ta dëshmuar neglizhencën! U deshën përpjekje e peripeci 15 vjeçare për të rikthyer Republikën në binarë, që ende janë shumë të brishtë”, ka përfunduar Mushkolaj.

Ndryshe, ish-inspektori i Përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani pak ditë më parë ka bërë publik dokumentin që sipas tij është drafti i plotë i BE-së për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Drafti i cili është bërë publik nga Ramadani përmban 50 pika, dhe për të njëjtin deri tash nuk ka pasur asnjë reagim nga zyrtarët e Qeverisë. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy