Seriali i Netflix The Crown ka zgjuar edhe një herë zemërim duke “fabrikuar” historinë e dashurisë së Princeshës Diana dhe Dodi Fayed.
Kritikat vijnë pasi drama mbretërore përshkruante se biznesmeni egjiptian Al-Fayed e shtyu djalin e tij të dilte me princeshën e ndjerë për të marrë nënshtetësinë britanike.
Episodet hapëse të The Crown tregojnë Al-Fayed, luajtur nga Salim Dau, duke prezantuar Dianën (Elizabeth Debicki) dhe Dodin (Khalid Abdalla) në jahtin e tij në Mesdhe.
Më tej tregon se Al-Fayed i kërkon një shërbëtoreje t’i thotë nëse Dodi dhe Diana po ndajnë të njëjtin shtrat. Me marrjen e konfirmimit, ai urdhëron një fotograf italian të bëjë fotot e tyre intime, në Jonikal.
Akuza u hodh poshtë nga Michael Cole, ish-zëdhënësi i Al-Fayed, i cili tha për Deadline se përfshirja e shefit të tij të ndjerë në marrëdhënie ishte “marrëzi totale”.
“Ai ishte i kënaqur që djali i tij i madh dhe shoqja e dashur e familjes së tij Diana ishin bashkë. Por të bësh dy njerëz të dashurohen me njëri-tjetrin? Kjo ishte përtej talentit të tij të madh”, sqaroi Cole./Informim/