Arrestohet senatori francez, drogoi një deputete me qëllim për “ta sulmuar seksualisht”

by Nexhat

Një senator francez është arrestuar me dyshimin se kishte droguar një deputete me qëllim për ta sulmuar seksualisht, thonë raportet.

Joël Guerriau u arrestua në shtëpinë e tij në Paris pasi deputetja e paidentifikuar dyshohet se kishte pirë bashkë me të, të martën mbrëma dhe më pas u ankua se nuk ndihej mirë, transmeton Telegrafi.

Ajo u dërgua në spital derisa në mostra u zbuluan gjurmë të drogës ekstazi në sistemin e saj.

Pas rezultatit të analizave, deputetja ka bërë kallëzim penal.

Guerriau është një nga 18 anëtarët e pavarur në dhomën e lartë franceze dhe anëtar i partisë centriste Horizont.

Prokurorët nuk kanë deklaruar zyrtarisht se gruaja ishte deputete, por disa burime thanë për mediat franceze se ankuesja ishte një anëtare e zgjedhur e Dhomës së Deputetëve

Sipas zyrës së prokurorit të Parisit, senatori u arrestua me dyshimin se “i ka dhënë një personi pa dijeninë e tij, një substancë që mund të zvogëlojë gjykimin ose vetëkontrollin e tyre, për të kryer një përdhunim ose sulm seksual”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy