117
Ushtria izraelite njoftoi se ka gjetur trupin e Noa Marciano, ushtares 19-vjeçare të marrë peng nga Hamasi.
Trupi i ushtares së rrëmbyer në bazën Nahal Oz më 7 tetor u gjet në një strukturë ngjitur me spitalin Shifa në qytetin e Gazës, tha zëdhënësi ushtarak.
Të hënën e kaluar Hamasi publikoi një video të Marcianos (19 vjeçe) – e marrë 4 ditë pas rrëmbimit të saj – e cila thoshte se kush ishte dhe vajza e kujt ishte.
Në një moment, videoja u ndal dhe trupi i saj u shfaq.
Dje u gjet trupi i një tjetër gruaje pengjeje të rrëmbyer nga Hamasi, sërish pranë spitalit Shifa./Informim/