Izraeli do t’i lejojë dy kamionë me karburante në ditë në Gazë

by Nexhat

Kabineti i luftës i Izraelit ka vendosur t’i lejojë dy kamionë në ditë me karburante në Gazë.

Kjo është bërë me qëllim që të ndihmohet në plotësimin e nevojave të Kombeve të Bashkuara, tha të premten një zyrtar izraelit.

banner

Pa dashur të identifikohej, zyrtari izraelit tha se vendimi erdhi pas një kërkese nga Uashingtoni.

Ai tha se në këtë mënyrë i jepet hapësirë shtesë Izraelit për të manovruar në arenën ndërkombëtare, në mënyrë që të arrijë të përfundojë fushatën për ta shkatërruar grupin palestinez Hamas, të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Sasia e karburantit do të japë mbështetje “minimale” për ujërat e zeza dhe sistemet sanitare në Gaza, për të parandaluar pandemitë, tha zyrtari.

Situata në Gazë është rënduar prej nisjes së bombardimeve izraelite të nisura më 7 tetor.

Izraeli i ka shpallur luftë Hamasit, pasi grupi ekstremist e ka nxitur luftën, përmes sulmeve të nisura po atë ditë në tokën izraelite, duke i vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke marrë mbi 240 pengje.

Ndërkohë ushtria izraelite ka nisur edhe ofensivë tokësore në Gazë.

Sipas autoriteteve shëndetësore palestineze, mbi 11.000 njerëz janë vrarë si pasojë e sulmeve izraelite në Gazën e rrethuar.

Aty, tani, ka mungesë të ushqimit, ujit dhe ilaçeve./REL/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy