90
Një pistoletë me katër fishekë dhe një qese me 53 monedha nga 2 euro që dyshohen të jenë të falsifikuara, ishin shkaku i arrestimit të një personi të enjten.
Arrestimi i të dyshuarit ka ndodhur në rrugën “Ali Vitija” në Prishtinë. Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari është dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit.