Endrick Felipe Moreira de Sousa apo i njohur ndryshe vetëm si Endrick ka thyer rekordin e legjendës Ronaldo Nazario duke qenë më i ri në debutimin e tij me fanellën e Kombëtares së Brazilit.
Brazili u mposht 2-1 nga Kolumbia në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026, në një natë jo pozitve për Real Madridin pasi u lëndua ylli i tyre Vinicius Junior.
Megjithatë, talenti i ri, Endrick, i cili do të transferohet në verë në Santiago Bernabeu, bëri debutimin e tij me fanellën e Real Madridit.
Vetëm 17 vjeç e 118 ditë, Endrick është bërë lojtari i katërt më i ri që luan për Brazilin dhe më i riu për 57 vjet.
Endrick Felipe made his Brazil debut last night at the age of 17 years and 118 days.
— Football España (@footballespana_) November 17, 2023
He is the fourth-youngest debutant in the history of the Selecao. #Brasil #SelecaoBrasileira #HalaMadrid pic.twitter.com/OhxbT8PYjo
“Ka qenë gjithmonë një ëndërr e madhe të veshësh fanellën e Brazilit”, ka thënë fillimisht Endrick për Marca.
“Gjërat kanë ndodhur shumë shpejt në jetën time dhe kjo është një tjetër ëndërr e realizuar”.
“Mund të falënderoj vetëm familjen time, agjentët e mi dhe Palmeiras, të cilët kanë besuar gjithmonë në mua”, përfundoi sulmuesi.
https://twitter.com/FabrizioRomano/status/1725408328053133592?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1725408328053133592%7Ctwgr%5E50724423b58c3f5b2667a876ec8ad7fc9ec5c009%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fylli-ardhshem-real-madridit-endrick-theu-rekordin-e-fenomenit-ronaldo-te-brazili%2F
Me këtë debutim, Endrick ia kalon Ronaldo Nazarios, i cili ishte vetëm 17 vjeç, gjashtë muaj e 2 ditë kur për herë të parë veshi fanellën e famshme të Brazilit në vitin 1993, dy dekada më parë.
Pele mban rekordin si më i riu ndonjëherë në 16 vjeç në vitin 1957, Edu ishte 62 ditë larg ditëlindjes së tij të 17-të në vitin 1966 dhe Coutinho kishte mbushur 17 vjeç vetëm 28 ditë para debutimit të tij në Brazil në vitin 1960.