Ende mister fati i 240 pengjeve në Gaza

by Merita

Imazhi i saj është në mesin e 239 pengjeve të varur mes posterave të tjerë. Fati i Yehudit Weiss dhe i shumë të tjerëve ende nuk dihet. Anëtarët e saj të familjes presin me padurim çdo ditë lajmin për lirimin e saj që nga zhdukja nga sulmi militant i Hamasit më 7 Tetor.

65-vjeçarja, u mor peng nga militantët në shtëpinë e saj në Kibbutz Be’eri një komunitet bujqësor afër kufirit me Gazën.
Yehudit Weiss vuan nga kanceri i gjirit. Vëllai i saj 48-vjeçar Avishay Kaminer shprehet se është jashtëzakonisht i shqetësuar për kushtet e saj shëndetësore pasi ajo sapo ka kaluar operacione shumë të rrezikshme para se të rrëmbehej.

banner

“Një javë e gjysmë pas 7 Tetorit përfaqësuesi i Forcave të Mbrojtjes izraelite erdhi në shtëpinë e motrës sime dhe tha se ajo ishte rrëmbyer. Deri më tani askush nga ne nuk e di se çfarë po ndodh me të. Motra ime u shtrua në spital për shkak të kancerit të gjirit. Ajo ka nevojë për kujdes mjekësor pasi gjendja e saj mund të përkeqësohet dhe ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar.”

Burri i saj, Shmulik u vra gjatë sulmit të 7 Tetorit. Djali i saj 30-vjeçar, Omer, së bashku me gruan dhe dy fëmijët e tij u evakuuan nga Be’eri. Familjarët akuzojnë qeverinë se deri më tani askush nuk shqetësohet për pengjet.

“Më e pakta që unë pres është që vendi im do të bëjë më të mirën për të liruar motrën time dhe të gjithë të tjerët që janë rrëmbyer dhe mbajtur nga Hamasi.

Kjo është pritshmëria ime. Unë dua dua dikë për të bërë më të mirën, më të mirën për t’i kthyer ata në shtëpi.”
Ndërkaq mijëra izraelitë përfunduar marshimin e tyre për në Jerusalem duke i bërë thirrje qeverisë izraelite të bëjë më shumë për të siguruar lirimin e tyre.

Duke mbajtur fotografi të pengjeve dhe të afërmve të zhdukur, demonstruesit valëvitën flamujt izraelitë dhe brohoritën “Nuk do të dorëzohemi, kërkojmë lirimin e pengjeve!”. Pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për një armëpushim, Izraeli ka thënë se militantët e Hamasit, të cilët po mbajnë peng rreth 240 të kombësive të ndryshme, do të shfrytëzonin një armëpushim për t’u rigrupuar dhe pëR të sulmuar komunitetet izraelite.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy