Kurti takon Vasfije Krasniqin, flasin për Institutin që u themelua për dokumentimin dhe hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës

by Merita

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi sot ish-deputeten e Kuvendit të Kosovës dhe zërin e fuqishëm në avokimin për mbrojtjen e të drejtave të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, znj. Vasfije Krasniqi-Goodman.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Krasniqi-Goodman ndau observimin e saj lidhur me punën e Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës në Kosovë.

banner

Gjatë takimit thuhet se u diskutua edhe fillimi i punës në dokumentimin dhe hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë përmes Institutit të themeluar rishtazi.

“Kryeministri Kurti e falënderoi znj. Goodman për rolin e saj, angazhimin e pareshtur, kurajën e pashoq për avokimin e të drejtave të të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës, si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm”, bëhet e ditur në komunikatën për media.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy