Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik.
IHK njofton se kjo situatë meteorologjike do të kushtëzojë mot me vranësira dhe erëra mesatare deri të forta, nga drejtimi i veriperëndimit dhe veriut.
Në viset e ulëta, kryesisht në veri, veriperëndim dhe perëndim parashihen riga shiu, ndërsa në viset e larta fjolla të dobëta bore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius.
Ndërkaq, për të dielën parashikohet mot me ngrica të lehta dhe vranësira mesatare të përcjella edhe me intervale kohore me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius.