Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka postuar në facebook disa fotografi ku shihet se si është përgaditur salla ku do të zhvillohen punimet e Kuvendit Zgjedhor.
Sipas agjendes e cila është e ditur për informim.net, nesër do të zhvillohen dy aktivitete të ndara, së pari do të mbahet Kuvendi Zgjedhor ku do të zgjedhet Kryetari dhe organet e partisë, pastaj në pjesen e dytë do të prezantohet Strategjia e LDK-së “Rruga e Re”.
Agjenda e punimeve të Kuvendit ka këto pika në rend dite:
Zgjedhja e Kryesisë së Punës
Shqyrtimi dhe aprovimi i rregullores së punës, zgjedhja e komisioneve
Fjala e Kryetarit të LDK-së
Zgjedhja e Kryetarit të LDK-së
Zgjedhja e Komisionit Statutar të LDK-së
Zgjedhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së
Punimet e Kuvendit zgjedhor fillojnë në ora 14:00 në sallen e Pallatit të Rinisë.