Policia jep detaje rreth aksidentit fatal në Kaçanik

by Merita

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin me fatalitet që ndodhi mbrëmë në Kaçanik, ku një person vdiq dhe katër të tjerë u lënduan.

Sipas Policisë, në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër automjete me targa vendore dhe se i vdekur ka mbetur njëri nga drejtuesit e një prej automjeteve.

banner

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Kaçanik 17.11.2023-21:06. Raportohet për një aksident trafiku në mes tri automjeteve civile me targa vendore, me ngasë meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale lëndime vdekje prurëse ka pësuar viktima mashkull kosovar (njëri nga drejtuesit), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar katër persona tjerë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimë është dërguar në IMl për Obduksion”, thuhet në raport.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy