Thyhet zyra e AAK-së në Istog

by engel

Është thyer dhe demoluar dhunshëm nga persona të panjohur, zyra e ish-kandidatit për kryetar të Istogut, nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha.

Lajmin e ka konfirmuar deputeti i AAK-së dhe kryetari i kësaj partie në Istog, Bekë Berisha.

banner

“Më kanë njoftuar më herët që është thyer xhami i zyrës, bash një ku ka qenë një fotografi. Kam pyetur se a ka pasë edhe thyerje të xhamave të tjerë, por kam dyshime se është thyer vetëm ajo dritare”, tha Berisha, njofton Klankosova.tv.

Ai më tej bëri të ditur se ngjarjen e ka lajmëruar në Policinë e Kosovës, duke mos pranuar të komentojë mbi atë se pse ka mundur të ndodhe kjo ngjarje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy