Bislimi ankohet që s’e lanë të kandidojë për kryetar të LDK-së: S’pati zgjedhje

by Nexhat

Faton Bislimi deshi të kandidonte për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, pasi tha se besonte që statuti i partisë ia lejonte këtë. Ai e quajti antistatutar faktin që në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së i thanë se statuti s’e lejon atë të kandidojë në atë mënyrë, pa qenë delegat.

Bislimi tha se kjo “nuk do të thotë që e pamundëson vazhdimin e punës sime për të mirën e Lidhjes Demokratike të Kosovës” dhe “për të mirën e qytretarëve të Kosovës”.

banner

“Programi im për LDK-në që është dashur t’i paraqitet delegatëve të Kuvendit do të ishte mënyra më e mirë për të treguar LDK-ja që demokracia e brendshme është virtyt, aset dhe është themel mbi të cilin ndërtohet një parti politike”, tha ai.

“Nuk ka rugovizëm më të madh se urtësia e përbashkimit, sesa ofrimi i mundësive dhe ikluziviteti e jo përjashtimi, e jo kuvende që konfirmojnë dhe nuk zgjedhin. Zgjedhja vetëvetiu nënkupton ballafaqim. Ballafaqim, kundërshtitë dhe ato të përbashkëtat janë sharmi më i mirë i demokracisë”, tha Bislimi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy