Guterres shprehet i tronditur nga bombardimet e shkollave në Gaza

by Nexhat

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres është shprehur thellësisht i tronditur që dy shkolla të OKB-së u sulmuan në më pak se 24 orë në Gaza.

“Dhjetëra njerëz – shumë gra dhe fëmijë u vranë dhe u plagosën teksa po kërkonin siguri në ambientet e Kombeve të Bashkuara”, tha Guterres.

banner

Tutje, ai u shpreh se qindra mijëra civilë palestinezë po kërkojnë strehim në objektet e Kombeve të Bashkuara, shkruan BBC,

“Qindra mijëra civilë palestinezë po kërkojnë strehim në objektet e Kombeve të Bashkuara në të gjithë Gazën për shkak të luftimeve të intensifikuara”, është shprehur tutje ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy