Kush është kualifikuar deri tani në Euro 2024?

by Nexhat

Tashmë 17 shtete kanë garantuara kualifikimin në EURO 2024, përfshirë Gjermaninë nikoqire, por shorti i datës 2 dhjetor bazohet në rezultate në kualifikime dhe jo në renditje.

Gjermania mikpritëse dhe dy të parat nga secili grup kanë akses të garantuar, së bashku me tre skuadra të tjera që kualifikohen përmes play-offit.

banner

Duke qenë se ato play-off nuk do të luhen deri në mars 2024, kjo do të thotë që shorti për turneun më 2 dhjetor do të ketë tre boshllëqe për skuadrat që do të kalojnë në atë rrugë.

Në vend që të përdoret sistemi i renditjes së FIFA-s ose UEFA-s, shorti bazohet në rezultatet kualifikuese, kështu që të gjithë ata që kalojnë në play-off janë në vazon 4.

Janë 12 skuadra që hyjnë në play-off, por vetëm tre do të arrijnë në turne pas përplasjeve gjysmëfinale dhe finale. Shorti për play-off do të hidhet në Nyon më 23 nëntor.

Të kualifikuar për EURO 2024: Gjermania (mikpritësit), Shqipëria, Austria, Belgjika, Danimarka, Anglia, Franca, Hungaria, Holanda, Portugalia, Rumania, Skocia, Serbia, Sllovakia, Spanja, Zvicra, Turqia.

Në play-off janë: Gjeorgjia, Greqia, Kazakistani, Luksemburgu, Izraeli, Bosnja dhe Hercegovina, Polonia, Uellsi, Estonia.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy