57
Banorët e Rahovecit janë kompensuar tek tashti për dëmet nga vërshimet e 17 shtatorit të vitit të kaluar.
Ndihma qeveritare u vlerësua të jetë e vonshme. Gjithsesi, përfituesit e 90% të dëmeve e që janë 323 familje, thanë se paratë do ti përdorin për renovime.
Drejtori për ekonomi, zhvillim dhe turizëm, Erhan Morina, tha se si komunë kanë marrë masat e nevojshme në hapjen dhe rregullimin e shtretërve të përrenjve me qëllim që të mos përsëriten dëmtime si ato të 17 shtatorit të 2022-ës./KlanKosova