110
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur për vizitën e sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg nesër në Kosovë.
Kurti, mes tjerash theksoi se vizita e Stoltenbergut dëshmon se NATO ka angazhim për sigurinë në Kosovë.
“Vizita e Jens Stoltenberg dëshmon angazhimin e vendosur të NATO-s për sigurinë tonë. Me Bashkimin Evropian që ekspozon zyrtarisht synimin e Rusisë për të provokuar një konflikt të ri në Ballkanin Perëndimor, rruga më e sigurt drejt paqes së qëndrueshme është dhënia e statutit të kandidatit për Kosovën në Bashkimin Evropian dhe integrimin në NATO”, shkroi Kurti në platformën X.