Hezbollahu pretendon se ka shkatërruar bazën ushtarake izraeli në veri të vendit

by Nexhat

Lëvizja libaneze Hezbollah ka njoftuar sot se ka vënë në shënjestër bazën “Biranit”, e cila është selia e “Divizionit 91” izraelit, duke e goditur me katër raketa Burkan të kalibrit të rëndë.

Grupi libanez tha se kjo u bë në solidaritet me popullin palestinez, dhe në mbështetje të rezistencës së tyre në mes të agresionit të vazhdueshëm izraelit,

banner

Hezbollah njoftoi, në dy deklarata të ndara, se ka goditur me sukses të njëjtën bazë izraelite në dy operacione të veçanta me 4 raketa Burkan, brenda një intervali prej 20 minutash.

Pamjet e bazës u shfaqën edhe në rrjetet sociale pas sulmit të Hezbollahut. Vlen të theksohet se Hezbollahu përdori për herë të parë raketat Burkan më 4 nëntor.

Burkan është një raketë me rreze të shkurtër veprimi deri në 10 kilometra, dhe pesha e kokës varion nga 100 deri në 500 kilogramë.

Të nisura nga lansuesit e dizajnuar për predha mortajash, Hezbollah thuhet se i bleu këto raketa në mesin e viteve 2000.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy