Pa biletë për Kombëtaren, “Plisat” të pakënaqur: Na quajtën tradhtarë, e kemi mbyllur misionin, shihemi në Gjermani

by Merita

Shqipëria mat forcat me Ishujt Faroe në orën 20.45 në “Air Albania”, në ndeshjen e fundit eliminatore të Euro 2024.Tifo-Grupi i njohur “Plisat” ka mbetur pa bileta, teksa kanë qenë vetë ata që nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kanë shprehur hapur pakënaqësinë.

“Plisat edhe një herë lajm. Nuk ka bileta. Por, sot nuk kemi kohë për lajmet tuaja. Plisat e kanë perfunduar misionin e tyre, ME SUKSES. Kur të gjithë ia kthyen shpinën kombëtares, ne ishim aty! Këta të njejtit, të pandalshmit, të pashantazhueshmit, të vetmit, “kriminelat”, “tradhëtarët”… ne do të jemi gjithmonë aty.

banner

Pavarësisht ndërhyrjeve të politikës, e të kujtdo, do të jemi përherë e më të fortë. Nuk ka bileta – nuk ka problem. Le të shkojnë sonte të tjerët për festë. Në fund të fundit Kombëtarja është e të gjithëve. Ne do të kthehemi përsëri, edhe në festa – edhe në ditë të vështira.

Plisat janë në festë. Prishtina sonte feston. Feston sepse ajo frymon KUQ E ZI. Sepse KU KA PLISA OSHT’ SHQIPNI. Shihemi në Gjermani!” – Shkruan Tifo-grupi me bazë në Prishtinë.  Kujtojmë që Shqipëria ka siguruar Euro 2024.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy