Parashikimi i motit për këtë javë

by Merita

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me parashikimin e motit për kete javë. Diell, shi dhe borë në viset e larta malore, ndërsa sa i përket grafikut termik, do të jetë pothuaj i ngjashëm me javën që po e lëmë.

Të hënën do të mbajë mot me diell dhe vranësira mesatare. Në orët e para në shumë territore parashihet të ketë mjegull të radiacionit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 10-15 gradë Celsius.

banner

Ditën e martë do të mbretërojë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Në viset e larta malore me lartësi mbidetare mbi 1000 metra do të ketë kushte për reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 5-9 gradë Celsius.

Të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët. Vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 4-7 gradë Celsius.

Ditën e enjte do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me intervale të shkurta me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

Të premten do të jetë mot i vranët dhe me intervale me diell. Në mëngjes parashihet që në shumë territore të ketë mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 5-8 gradë Celsius.

Gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes, veriperëndimit dhe jugperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Java që po e lëmë ishte e begatshme sa i përket reshjeve. Sasitë më të larta të reshjeve si zakonisht ishin në Junik 81 milimetra, ndërsa më të ulëta në Gjakovë 15 mm.

Rrafshi i Kosovës regjistroi 33 milimetra në lindje, deri 63 mm në jug-juglindje, ndërsa sa i përket sasisë totale të reshjeve nga 1 nëntori deri më tani janë regjistruar rreth 100 mm pothuajse në gjithë territorin, duke përjashtuar Pejën me 55 mm dhe Gjakovën me 56 mm./kp

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy