“SpaceX” hedh raketë të re në hapësirë, humbet komunikimin me Tokën

by Merita

Kompania “SpaceX” ka nisur raketën e saj gjigante Starship, por gjatë minutave të para të fluturimit u dëmtua nga shpërthime. Raketa mbërriti në hapësirë pas nisjes nga  jugu i Teksasit raketa mbërriti në hapësirë dhe më pas humbi papritmas komunikimin me Tokën.  

Prova zgjati rreth 8 minuta, gati sa dyfishi i provës së parë të bërë në muajin prill. “Nisja ishte e suksesshme”, tha komentatori i kompanisë John Insprucker, duke vënë në dukje se në dallim nga hera e mëparshme 33 motorët shtytës kishin funksionuar siç duhet.

banner

Me gjatësi prej 121 metrash, raketa Starship është raketa më e madhe dhe më e fuqishme e ndërtuar ndonjëherë, me objektivin për të transportuar njerëz drejt Hënës dhe Marsit.

Agjencia tha se do të mbikëqyrë një hetim të udhëhequr nga SpaceX për dështimin e testimit dhe do të duhet të miratojë planin e SpaceX për të parandaluar që ajo të ndodhë përsëri.

NASA dëshiron që kompania Starship të nisë astronautë drejt Hënës deri në fund të vitit 2025 dhe për këtë arsye i dha kompanisë SpaceX një kontratë prej 3 miliardë dollarësh për këtë projekt.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy