Spitali në Pejë: Nga 1 janari terminet mund të bëhen përmes telefonit

by Nexhat

Spitali në Pejë ka njoftuar se nga 1 janari i vitit 2024 terminet për vizita specialistike, analiza dhe shërbime radiologjike bëhen përmes telefonit.

“Spitali i Përgjithshëm në Pejë nga 1 janari 2024 do të fillon me një shërbim të ri lehtësues dhe i domosdoshëm për pacientët. Vizitat specialistike, bërja e analizave apo marrja e shërbimeve radiologjike apo ekzaminimet tjera do të bëhen vetëm me terminë. Në këtë mënyrë pacienti do ta ketë të përcaktuar orën e saktë të vizitës apo shërbimit që do të merë. Terminët për vizita do të mundësohen të bëhen përmes thirrjes telefonike nga pacienti me qëllimin që të mos detyrohet të vije për termin e pastaj edhe për vizitë apo të pres në hollët e Spitalit.

banner

Terminet do të mund të bëhen edhe direkt.

“Normalisht se terminët do të mund të bëhen edhe direkt tek sporteli në objektin e Ambulancave Specialistike. Natyrisht që për vizita specialistike, bërjen e analizave apo ekzaminimeve grafike, pacienti duhet të ketë udhëzimin nga Mjeku i Mjekësisë familjare. Avancimin e shërbimeve e shohim detyrë tonën në shërbim ndaj pacientëve dhe qytetarëve.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy