Surroi: Draft-statuti i Asociacionit përmban pushtet të tretë në Kosovë

by Nexhat

Këshilltar i jashtëm i kryeministrit të Kosovës, Veton Surroi,  ka thënë se draft-statuti i Asociacionit përmban pushtet të tretë në Kosovë.

Surroi këtë e ka thënë duke iu referuar draft-statutit të publikuar nga Burim Ramadani

“Pra, nëse shikohet do të jetë bukur vështirë që ky draft, po të shkonte ky draft nëpër filtër kushtetues do të jetë besoj unë, do të kalonte pa vërejtje shumë substanciale. E vërejtja substanciale më e madhja është, a ka nevojë apo jo për një trup të tretë të pushtetit në Kosovë dhe kjo është pyetja e cila e përcjellë Kosovën prej vitit 2013”, ka thënë Surroi në RTV Dukagjini.

Sipas tij, në këtë draft kemi të bëjmë me punë shumë të detajuar të grupit ose të grupeve të ekspertëve ndërkombëtarë.

“Në këtë draftin e supozuar kemi të bëjmë me punë shumë të detajuar të grupit ose të grupeve të ekspertëve ndërkombëtarë dhe është marrë parasysh Marrëveshja e vitit 2013, është marrë krejtësisht Marrëveshja e vitit 2015, janë adaptuar sugjerimet e Gjykatës Kushtetuese të Aktgjykimit lidhur me Marrëveshjen e vitit 2015, është bazuar në dy ligjet e Kosovës; pra ligjin e vetëqeverisjes lokale dhe ligjin e bashkëpunimit ndër komunal, këto dy ligje koincedentalisht përkojnë me fillimin e dialogut”, ka thënë tutje Surroi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy