A po përgatitet për luftë? – Latifi: Serbia vazhdimisht blen armë të reja

by Nexhat

Analisti Blerim Latifi ka thënë se duhet të merret serizosisht fakti që Serbia vazhdimisht blenë armë të reja.

Ai përmendi dy faktorë që sipas tij duhet të merren parasysh.

banner

“Janë dy faktorë të cilët konsideroj se duhet t’i marrim seriozisht. Faktori i parë është se ka vite që Serbia është duke e realizu një program të vazhdueshëm të armatimit, është një vend që vazhdimisht armatoset e blenë armë të reja dhe nuk e mban fshehur. Faktori tjetër që është tepër i rëndësishëm është se sot në Serbi klima dominuese politike është klima e revanshizmit pra me Serbinë nuk ka avancim në rrafshin e demokratizimit, në rrafshin e largimit nga përvoja e kaluar. Por kemi një klimë të revanshizmit që vjen vazhdimisht duke u përkeqësu”, tha Latifi në Pressing, transmeton Express.

“Konsideroj që Serbia po e pret një moment që e vlerëson që është një moment gjeopolitik, i volitshëm për ta goditë Kosovën”, u shpreh ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy