Ancelotti ka nënshkruar kontratën për t’u bërë trajner i Brazilit?

by Nexhat

Carlo Ancelotti thuhet se ka nënshkruar kontratë me Federatën e Futbollit të Brazilit dhe se do të bëhet trajner i kësaj kombëtareje.

Italiani 64-vjeçar është bërë shpejt një nga favoritët për të marrë drejtimin e Brazilit pasi Tite u largua nga kombëtarja pas një paraqitjeje të dobët në Kupën e Botës “Katar 2022”. Që atëherë, Fernando Diniz është trajner i përkohshëm.

Ancelotti ka një kontratë me Real Madridin që skadon vitin e ardhshëm dhe shumë presin që ai të largohet nga klubi në fund të sezonit.

Ka pasur raportime se drejtuesit e Realit shpresojnë të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre, por kjo nuk pritet të ndodh.

Sipas mediumit brazilian UOL Esporte, Ancelotti tashmë ka nënshkruar një kontratë dhe do të marrë përsipër kombëtaren e Brazilit verën e ardhshme.

Ky informacion nuk është pritur mirë në Spanjë sepse ‘don Carlo’ ka një kontratë të vlefshme me Realin deri më 30 qershor dhe nuk i lejohet të nënshkruajë marrëveshje të reja, ndaj mund të sanksionohet. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy