Haxhiu për zjarrin në IML: S’ka pasur djegie ose dëmtim të mbetjeve mortore, arkivës dhe mostrave

by Nexhat

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se nga zjarri në IML nuk ka pasur djegie ose dëmtim të mbetjeve mortore, arkivës së IML dhe mostrave.

“Rreth orës 08:00 të mëngjesit, nga drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Ditor Haliti, jam njoftuar që dy zyra në katin e dytë në objektin e IML, janë përfshirë nga zjarri. Ekipet e zjarrëfikësve, policia, prokuroria menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Nga vlerësimet fillestare, nuk ka pasur djegie ose dëmtim të mbetjeve mortore, arkivës së IML dhe mostrave.”

Ajo ka thënë se ekipet e forenzikës, ekspertët e zjarrit dhe të elektroteknikës janë ende duke e kryer punën e tyre me qëllim që të dihen shkaqet e zjarrit.

Haxhiu ka shtua se pa u kuptuar shkaku i zjarrit nuk mund të japin më shumë informacione

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy