Imami Maliqi: Shiko se si shpifin kundër Allahut!

by engel

Imamit Labinot Maliqi nuk i ka pëlqyer fare banderola e tifozëve Shqiptar në ndeshjen ndaj Ishujve faroe ku aty shkruhej se “Zoti është Shqiptar”.

Ai ka reaguar në një postim në facebooku duke i cituar disa thënie nga Kurani, për të argumentuar se si kjo banderol ësht ënë kundërshtim me doktrinen e Kuranit.

Citimet e tija nga Kurani ishin:
“Shiko se si shpifin kundër Allahut! Mjafton kjo (shpifje) si mëkat i hapët.” | Kuran, Nisa:50 |
“Allahu është i pastër nga ajo çka i përshkruajnë.” | Kuran, Safat:159 |
“Kush është më mizor se ai që trillon shpifje ndaj Allahut, apo i përgënjeshtron argumentet e Tij?” | Kuran, Araf:37 |

Kujtojmë se kjo banderol është përdorur në ndeshjen e fundit të grupeve kualifikuese për Euro 2024 ku Shqipëria barazoi 0:0 ndaj Ishujve Faroe dhe siguroi kualifikimin nga vendi i parë në grup përpara Republikës Çeke që ngeli e dyta.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy