Ish-Ministri i Shëndetësë, tash deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka reaguar pasi një kat i objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore është përfshirë nga zjarri, mëngjesin e sotëm.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Zemaj ka thënë se heshtja ka kapluar “ministrat e paaftë të qeverisë së mashtrimit”, derisa ka kërkuar dorëheqje,
“Zjarri ka kapluar QKUK-në kurse heshtja ministrat e paaftë të qeverisë së mashtrimit. Para pak kohësh zjarri përfshiu Shërbimin Emergjent në Klinikën e Psikiatrisë të QKUK-së, ku pati edhe një viktimë e brenda pak kohëve, tash e disa herë digjet Instituti i Mjekësisë Ligjore. Tmerr! Përgjegjësi. Dorëheqje”, ka shkruar Zemaj.