Hoti rendit projektet milionëshe që thotë se u bllokuan për shkak të masave të BE’së ndaj Kosovës

by Nexhat

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se vlera e projekteve të bllokuara për shkak të masave që ka vendosur Bashkimi Evropian ndaj Kosovës kap vlerën 295 milionë euro.

Ai ka renditur disa prej këtyre projekteve, derisa ka thënë se strategjia e Qeverisë Kurti në dialog me Serbinë ka rezultuar edhe me masa ndëshkuese, e “edhe formim të asociacionit”, 

banner

“295 milionë euro është vlera e projekteve të bllokuara për shkak të masave që ka vendosur BE-ja ndaj Kosovës.  E në anën tjetër, Kurti ka pranuar ta formojë asociacionin.  Ja në çfarë ka rezultuar strategjia e Qeverisë Kurti në dialog me Serbinë: edhe masa ndëshkuese, edhe formim i asociacionit”, ka shkruar Hoti.

Sipas Hotit, si pasojë e masave ndëshkuese të BE’së, është bllokuar projekti për rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimeve të Prishtinës në vlerë prej 92 milionë euro, ai për menaxhimin e mbeturinave dhe ekonomisë rrethore në vlerë 9.95 milionë euro, ai për menaxhimin e integruar ndërkomunal i mbeturinave në rajonin e Dukagjinit në vlerë 9 milionë euro e projekte të tjera.

Projektet e bllokuara sipas Hotit:

• 92 mil euro: rrjeti i ujësjellësit dhe kanalizimeve të Prishtinës

• 9.95 mil euro:  menaxhimi i mbeturinave dhe ekonomisë rrethore

• 9 mil euro:  menaxhimi i integruar ndërkomunal i mbeturinave në rajonin e Dukagjinit

• 7.2 mil euro:  përmirësimi i rrjetit të transmisionit, faza VII

• 7 mil euro:  mbështetja e institucioneve të ndryshme për t’iu qasur politikave dhe legjislacionit me standardet e BE-së si dhe zbatimi i marrëveshjeve nga dialogu i lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

• 6 mil euro:  mbështetja e kthimit të komuniteteve dhe ri-integrimi i tyre në shoqëri

• 3 mil euro:  efikasiteti energjetik në ndërtesat publike në komuna

• 3 mil euro:  qasje e barabartë e vajzave dhe djemve romë, ashkali dhe egjiptianë në arsimin para fillor, fillor dhe të mesëm

• 2.5 mil euro:  përmirësimi i përfshirjes sociale për gratë dhe burrat nga komunitetet jo-shumicë në Kosovë

• 2 mil euro:  rrjeti për grumbullimin e kanalizimeve dhe ujërave të stuhisë në Prishtinë

• 1 mil euro:  programe të vullnetarizmit për të rinjtë dhe të rejat.

• 0.8 mil euro:  përkrahja e profesioneve juridike

• 0.35 mil euro:  studimi i fizibilitetit për impiantin e ujërave të zeza në Ferizaj

• 0.35 mil euro:  studimi i fizibilitetit për impiantin e ujërave të zeza në Podujevë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy