Jep dorëheqje drejtori mjekësor në Spitalin e Pejës

by Merita

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka bërë të ditur përmes një njoftimi për media se Besnik Ibraj ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit mjekësor në këtë spital. Këtë pozitë do ta mbulojë Dr. Gani Rama.

“Për shkak të angazhimeve në edukimin e vazhdueshëm profesional, sot më datë 22.11.2023 ka dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit Mjekësorë Dr.Besnik Ibraj. Ai do të vazhdojë të kontribuojë si Shef i Emergjencës dhe Kryetar i Këshillit Profesional. Në pozitën e U.D. të Drejtorit Mjekësorë sot është emëruar Dr. Gani Rama – Internist me përvojë”, thuhet në njoftim.

banner

Njoftimi i plotë:

Dr.Besnik Ibraj ka dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit Mjekësor!

Për shkak të angazhimeve në edukimin e vazhdueshëm profesional, sot më datë 22.11.2023 ka dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit Mjekësorë Dr.Besnik Ibraj. Ai do të vazhdojë të kontribuojë si Shef i Emergjencës dhe Kryetar i Këshillit Profesional.

Në pozitën e U.D. të Drejtorit Mjekësorë sot është emëruar Dr. Gani Rama – Internist me përvojë.

Drejtori Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë Dr.Fazli Shala ka falënderuar Dr.Besnik Ibraj për kontributin e dhënë, duke potencuar se bashkëpunimi dhe koordinimi me tashmë ish Drejtorin Mjekësor dhe me secilin të punësuar do të jetë i vazhdueshëm drejtë synimit për të avancuar punën në Institucionin tonë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy