Jose Mourinho, një nga figurat më karizmatike dhe të suksesshme në botën e futbollit sot, ka qenë objekt i spekulimeve të shumta për rikthimin e tij në Real Madrid për të zëvendësuar Carlo Ancelottin.
Ndërsa thashethemet vazhdojnë të qarkullojnë, ai ka vendosur të japë një përgjigje të drejtpërdrejtë dhe të hapur.
Mourinho deklaroi: “Të rikthehem te Real Madrid për të zëvendësuar Ancelottin? Florentino është super i zgjuar”.
“Ai tashmë ka një trajner të shkëlqyeshëm, pse të mendohet për një tjetër? Unë jam madrilen dhe shpresoj që Ancelotti të qëndrojë atje. Ai është trajneri perfekt për Real Madridin”.
“Mendoj se vetëm një person i çmendur si unë mund të largohet nga Real pa dëshirën e klubit. U largova edhe pse Reali dhe Jose Sanchez donin që unë të qëndroja. Jam i sigurt që Carlo do të vendosë të qëndrojë sapo Florentino Pérez ta thërrasë”, ka shtuar më tej ai.
Ancelotti shihet si trajneri i ardhshëm i kombëtares braziliane. Megjithatë, nuk ka ende një konfirmim zyrtar për këtë.