Pendarovski: Jemi krenarë që shqiptarët janë pjesë e pandashme e Maqedonisë së Veriut

by Nexhat

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka uruar ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, ku dhe përmendi që unifikimi i këtij alfabeti ishte një hap i rëndësishëm në identitetin kulturor dhe shpirtëror të shqiptarëve.

“Para 115 vjetësh pikërisht në Manastirin tonë ndodhi unifikimi i alfabetit të gjuhës shqipe si një hap kyç në kodifikimin e gjuhës shqipe, që është padyshim një nga shtyllat më të rëndësishme të identitetit kulturor dhe shpirtëror të shqiptarëve”, ka shkruar Pendarovksi.

banner

Ai më tutje tha se të gjithë shqiptarët i gëzojnë të mirat e këtij akti krucial.

“Frutat e këtij akti krucial politik dhe kulturor i gëzojnë të gjithë shqiptarët kudo që janë. Ne jemi krenarë që sot bashkësia shqiptare është pjesë e pandashme e Republikës shumetnike dhe shumëkulturore së Maqedonisë së Veriut”, është shprehur presidenti maqedonas, transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu Pendarovksi uroi edhe njëherë që të konfirmohen bindjet e përbashkëta për solidaritet dhe barazi, si kyçe për prosperitetin e atdheut të përbashkët.

Vendimi për miratimin e alfabetit të gjuhës shqipe rezultoi ne fillim të shekullit të 20-të, ku intelektualë të shquar shqiptarë nga e gjithë bota u mblodhën në kongres.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy