Prizren: Nëntë të lënduar nga shpërthimi i një granate dore në tregun e kafshëve

by engel

Nëntë persona janë lënduar në tregun e kafshëve në Prizren, pasi dyshohet se një person ka gjuajtur granatë dore pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me dikë tjetër.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit Vesel Gashi.

banner

“Sot me datë 22.11.2023.  rreth orës 04:50, policia ka pranuar informatë për një rast plagosje te tregu i kafshëve ne Prizren. Nga informatat e para  është kuptuar se 9 perona kanë pësuar lëndime nga shpërthimi i një granate dore”, ka thënë Gashi për Front Online

Sipas tij, të gjithë te lënduarit janë ne emergjencën e Spitalit Rajonal te Prizrenit.

“Policia ka dal në vendngjarje dhe është informuar prokurori kujdestar gjithashtu.  Në vendngjarje kanë dal hetimet rajonale të Prizrenit dhe janë duke mbledhur provat dhe dëshmitë. Tre të dyshuarit janë identifikuar dhe janë në kërkim policor”, ka thënë më tutje Gashi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy