Rama në konferencë me Stoltenbergun: Kahja euroatlantike e Kosovës nuk diskutohet

by Nexhat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur sot konferencë të përbashkët me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg, në Shkup.

Ai  aty ka thënë që drejtimi euroatlantik i Kosovës tashmë as që diskutohet, sipas Euronews Albania.

banner

“Kahja euroatlantike e Kosovës është jashtë çdo diskutimi, ndërsa hezitimi për ta njohur nga vendet e BE-së dhe NATO-s janë jehonë e një të shkuare që është gjithnjë e më pak relevante me të tashmen që ka sjellë sfida dhe kërkon më tepër unitet dhe vështrim strategjik,” ka thënë Rama në konferencë.

Rama po ashtu ka thënë që është e padiskutueshme që paqja mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet vetëm përmes dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy