Kryeministri Edi Rama i ka dhuruar shqiponjën e artë trajnerit të kombëtares shqiptare Sylvinho.
Sylvinho ka përshëndetur në gjuhën shqipe ndërsa falenderon futbollistët dhe stafin e Federatës Shqiptare të Futbollit, duke deklaruar se pa ta nuk do të ishte e mundur që ai të ishte sot këtu dhe të merrte këtë çmim të cilin e quan një nder të madh.
“Dua të falenderoj të gjithë futbollistët e Shqipërisë se janë të fortë. Pa harruar dhe stafin e ferderatës që prezantojnë. Faleminderit, pa futbollistët, pa stafin nuk do të ishte e mundur të isha këtu dhe të merrja këtë çmim që për mua është një nder i madh”, tha Sylvinho në gjuhën italiane.