Zëvendësja e Gërvallës: S’mund të vazhdojmë para nëse kemi standarde të dyfishta ndaj Serbisë e Kosovës

by Nexhat

Në Samitin e shtatë të Selanikut, Kosova është përfaqësuar nga zëvendësministra e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi.

Në adresimin e saj, ajo ka theksuar se Kosova mbetet partner aktiv dhe i përkushtuar drejt stabilitetit dhe demokratizimit në rajon dhe në rrugën evropiane.

banner

“Integrimi i përshpejtuar ekonomik dhe konvergjenca në të ardhura me BE-në dhe brenda Ballkanit Perëndimor, përkon me përkushtimin tonë dhe progresin e arritur në kriteret ekonomike gjatë viteve të fundit. Së shpejti, Kosova do të prezantojë dhe planet, projektet kyçe e synimet e saj nga përfitimi i këtyre fondeve të BE-së”, u shpreh Gashi.

Ajo tutje nënvizoi se nuk mund të flitet për të ardhmen e rajonit ndërkohë që stabiliteti është ende i lëkundshëm dhe i penguar nga mungesa e sigurisë dhe nga përpjekjet e vazhdueshme destabilizuese të Serbisë ndaj Republikës së Kosovës, siç ishte edhe akti i fundit i agresionit ndaj sovranitetit shtetëror, integritetit territorial dhe sigurisë kombëtare në Banjskë.

“Ne nuk duam konflikte në rajon. Ne duam paqe dhe siguri. Ne kemi treguar pjekuri dhe profesionalizëm maksimal në reagimin ndaj sulmit terrorist të Banjskës. Por pavarësisht përkushtimit të Kosovës për stabilitet dhe paqe, dhe rrugën drejtë Bashkimit Evropian, ne nuk mund të vazhdojmë përpara nëse kemi standarde të dyfishta që përdoren ndaj Serbisë dhe Kosovës” – theksoi zëvendësministrja Gashi.

Përgjatë panelit u diskutua edhe për rëndësinë për harmonizim të Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë Evropiane dhe nevojën për reformat rrënjësore për adresimin e sundimit të ligjit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy