Aksident në magjistralen Pejë-Mitrovicë, lëndohen 12 nxënës dhe dy shoferë

by Nexhat

12 nxënës dhe dy shoferë të automjeteve kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në magjistralen Pejë-Mitrovicë, saktësisht në fshatin Gurrakoc.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

banner

Sipas Gashit, në këtë aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një kombi-bus me nxënës.

“Sot rreth orës 13:07 Policia është njoftuar për një aksident në magjistralen Pejë – Mitrovicë konkretisht në fshatin Gurrakoc. Më të marrë lajmin policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kuptuar se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, një veturë dhe një kombi-bus me nxënës. Nga ky aksident janë lënduar 14 persona prej tyre 12 nxënës dhe dy shoferët e automjeteve”, ka thënë Gashi.

Sipas Gashit, të lënduarit kanë pranuar tretmanin mjekësor, ku të gjithë më pas janë liruar, përveç një nxënësi i cili po vazhdon të trajtohet në spital.

“Pas kontrolleve dhe tretmanit mjekësor që ju është bërë personave të lënduar sipas mjekut kujdestar të gjithë personat e përfshirë në aksident janë liruar, përveç një nxënësi i cili po vazhdon të trajtohet në këtë spital”, shtoi ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy