Opinionisti Visar Berisha ka folur rreth temës se pse s’janë bashkuar shqiptarët dhe se a do të bashkohen.
Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se në Kosovë nuk ka vullnet të qytetarëve për bashkim.

“Përtej marrëveshjeve juridike, përtej raporteve ndërkombëtare, ka një vullnet qytetar që është betonizuar në këtë vend është ndërtuar se Kosova duhet të jetë shtet, se duhet të jetë Republikë”.
“Kosova e ka ndërtuar subjektivitetin e vet prej 45-ës e tutje, mbi ato struktura është ndërtuar një identitet i ri në Kosovë. Shqiptarëve që kanë krijuar një strukturë shtetërore mbi të cilën e kanë formësuar këtë që ka ardhur sot këtu. Nuk ka vullnet qytetar që dëshiron të rrënon këtë subjektivitet të Kosovës”, ka thënë Berisha.