“E dashuroj programin e LDK-së” – Abdixhiku: Po na ikin koha dhe njerëzit

by Nexhat

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në “Pressing” të T7 për programin “Rruga e Re”.

Abdixhiku ka thënë se e dashuron këtë program, poqë i vjen keq që tani nuk mund ta implementojë në Kosovë, për shkak se nuk e ka pushtetin.

banner

Po ashtu ka thënë se për rreth vete ka njerëz profesionistë që do të mund të bënin ndryshime.

“Unë sot besoj në këtë program politik, unë sot e dashuroj këtë program politik. Unë sot ndjeh keqardhje që këtë program politik sot nuk mund ta implementoj në Kosovë. Ndjeh keqardhje që për rreth kam njerëz jashtëzakonisht profesionistë e të angazhuar që mund vërtetë ta ndryshojnë Kosovën”, ka thënë Abdixhiku,

Më tutje ai ka thënë se Kosovës po i ikin dy gjëra, koha dhe njerëzit.

“Janë dy gjëra që po na ikin, koha dhe njerëzit”, ka deklaruar kreu i LDK-së.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy