Edona James rrëfen jetën e vështirë: Nuk kam qenë kurrë fëmijë

by Nexhat

Sonte (e enjte) është duke u mbajtur ‘Darka të Nominuarve’, ku konkurrentët të cilët janë në nominim kanë të drejtën të flasin rreth lojës së tyre dhe asaj se përse duhet të qëndrojnë akoma në shtëpi.

Njëra nga pyetjet që iu drejtua Edona James ishte, ‘Karakterin që e ke brenda, a e ke edhe jashtë, a po e bën vetëm për lojë’

banner

“Jam nganjëherë fëmijë se nuk kam qenë kurrë, babai dhe nëna ime kanë shkuar në Gjermani shumë herët para lufte e unë kam punuar shumë se kemi menduar që do na kthejnë sërish në Kosovë, e unë për vëllanë tim u desh me qenë nënë, kam fshirë kam bërë bukë, e kam luajtur karakterin e nënës. Më ka munguar koha, s’kam qenë kurrë fëmijë”, u shpreh ajo.

Transgjinorja nga Suhareka shtoi: “I kam 37 vjet edhe tani si fëmijë. Kush më njeh mua, kush më ka parë mua, nuk ndërroj, kështu jam. Kam dëshirë të jem fëmijë”.

Edona ka treguar për veprimet që bën në shtëpi dhe për raportet që ruan me banorët e tjerë.

Foto: Screenshot/YouTube

Ajo tha se me Monika Salihun është pak më serioze për t’iu përshtatur tipit të saj.

Përveç Edonës, në nominim janë edhe: Linda Halimi, Vesa Vllasaliu, Lumbardh Salihu dhe Monika.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy