I sanksionuari nga SHBA “mollë sherri” në Qeverinë Kurti, Aliu i përgjigjet me ironi Albulena Haxhiut

by Nexhat

Ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu duket se nuk e ka pritur mirë deklaratën e bashkëpartiakes së tij që drejton Ministrinë e Drejtësisë. I pyetur në konferencën për media të mbajtur të mërkurën për deklaratën e ministres Haxhiu se duhet të marrin përgjegjësi ata që e kanë emëruar Nexhat Krasniqin në pozitën e shefit të Prokurimit në Ministri të Infrastrukturës.

Ministri Aliu ka thënë se e falënderon ministren Albulena Haxhiu e cila edhe përkundër punës së madhe që ka me sistemin e drejtësisë, gjen kohë që të merret edhe me problemet e ministrisë së Infrastrukturës,

banner

“Për ministren e drejtësisë, deklarimin e saj, Ministria e jonë, vuan nga drejtësia, është shumë e vërtetë. Sidomos pjesa e Infrastrukturës vuan nga një drejtësi e mirëfilltë. E dimë që ministrja kanë tepër shumë punë në vendosjen e sistemit të Drejtësisë, megjithatë e falënderoj ministren që ka gjetë kohë, edhe përkundër kësaj pune, me na ndihmu në këtë çështje. Ndonëse kjo deklaratë ka qenë atë ditë që e kemi marrë vendimin”, ka thënë Aliu.

Ky debat rreth Nexhat Krasniqit është nxitur pasi Departamenti i Shtetit e ka sanksionuar atë. Sipas njoftimit të amerikanëve, atij do t’i ndalohet hyrja në SHBA.

“Si zyrtar publik përgjegjës për mbikëqyrjen e kontratave të prokurimit, Krasniqi ka abuzuar me postin e tij publik duke pranuar ryshfet në këmbim të dhënies së kontratës për lejimin e ndërtimit të parkut industrial në komunën e Drenasit nga kompania Eltoni”, u tha në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy