Kisha Ortodokse Serbe në Kroaci përballet me falimentimin

by engel

Gjykata Ekonomike në Zagreb caktoi një seancë dëgjimore për 19 dhjetor për të vendosur mbi propozimin për hapjen e falimentimit për Kishën Ortodokse Serbe në Kroaci, Dioqezën e Zagreb-Ljubljanës dhe urdhëroi Mitropolitin Kiril Bojoviç të dorëzonte një listë të pasurive dhe detyrimeve të Dioqezës.

Nëse personi i autorizuar për përfaqësimin e debitorit nuk dorëzon listën e pasurisë dhe detyrimeve të debitorit brenda tetë ditëve, gjykata do të urdhërojë dëgjimin e personit të autorizuar për përfaqësimin e debitorit, thuhet në vendimin e gjykatës të nënshkruar nga gjyqtarja Jadranka Madjeruh.

banner

“Në rast të mospjesëmarrjes në seancë, gjykata mund të urdhërojë sjelljen e personit të autorizuar për përfaqësimin e debitorit, si dhe mund ta gjobisë në shumë deri në 1327,23 euro”, thuhet në vendim. Gjykata rikujton gjithashtu se për dhënien e listës së pavërtetë ose jo të plotë të pasurive dhe detyrimeve, debitori përgjigjet për deklarim të rremë në procedurën para gjykatës.

Në sqarim thuhet se më datë 4 tetor u pezullua procedura e shkurtuar e falimentimit e nisur me kërkesë të Agjencisë Financiare (FINA), dhe u vendos që procedura të vazhdojë me zbatimin e dispozitave të përgjithshme të ligjit për falimentimin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy