Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha sot se kabineti qeveritar e ka obligim t’i përgjigjet pyetjeve të deputetëve.
Konjufca këto komente i bëri pas propozimit që pika e rendit të ditës për pyetje parlamentare të bartet në një seancë tjetër pasi janë bërë 80 pyetje dhe ua merr kohën pikave tjera të rendit të ditës.
“Qeveria, kryeministri dhe ministrat e kanë obligim me iu përgjigj pyetjeve parlamentare dhe në çdo mospërgjigjje e kanë vërejtjen e qartë të parlamentit dhe kryetarit të parlamentit që kjo nuk është mirë….”, tha ai.
I pari i legjislativit tha se kjo ishte një pozicionim i Qeverisë së Kosovës e cila nuk është brenda rregullave të Kuvendit dhe këtë sipas tij e kanë ndërlidh me mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare
Megjithatë, së fundmi duket se disa nga partitë kanë rënë dakord rreth votimit të marrëveshjeve ndërkombëtare. “E përgëzoj një lloj marrëveshje e arritur mes grupeve….sot varet prej mobilizimit të deputetëve…”, tha ai.