Mehmet Kraja e kujton Xhemajl Mustafën me një fotografi: Një pabesi e politikës ndaj njerëzve të shkrimit

by Nexhat

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja e ka kujtuar aktivistin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhemajl Mustafa, i cili u vra para 23-vjetësh.

Kraja publikoi një fotografi të vjetër ku shihen ai, Xhemajl Mustafa, por edhe një nga themeluesit e LDK-së, historiani Jusuf Buxhovi.

“Në kujtim të Xhemal Mustafës: një pabesi e politikës ndaj njerëzve të shkrimit”, shkroi Kraja mbi fotografinë.

Xhemajl Mustafa u vra më 23 nëntor 2000 në hyrje të ndërtesës ku e kishte banesën në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy