Opozita nuk e mbështeti, marrëveshja me Danimarkën për burgjet shtyhet për seancën e radhës

by Nexhat

Marrëveshja për burgjet me qira në mes të Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës nuk ka arritur të kalojë në seancën e Kuvendit të enjten.

Kjo pasi deputetët e opozitës nuk e kanë mbështetur këtë marrëveshje, me arsyetimin se shkel të drejtat e njeriut.

Përkundër insistimit të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu që kjo marrëveshje të votohet, kundër saj ka dalë edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca.

Ai ka thënë se do të abstenojë në momentin kur kjo marrëveshje të hidhet në votim.

“E shoh nga perspektiva neo-kolonialsite me mëlmesa orientale. E kam të pamundur të votoj për këtë marrëveshje. Kosova as nuk mundet as s’duhet të jetë paradhomë për kriminelë e për vepra të ndryshme penale”, është shprehur Gjyshinca

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka bërë të ditur se votimi i kësaj marrëveshje do të hyjë në rendin e ditës në seancën e radhës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy