Komisioni për zgjedhje në Serbi ka konfirmuar se zgjedhjet parlamentare do të mbahen vetëm brenda territorit të tyre shtetëror.
Kryetari i këtij komisioni, Vladimir Dimitrijeviq, ka thënë se serbët që jetojnë në Kosovë do të mund të votojnë në Vranjë, Kurshumli, Rashkë dhe Turin më 17 dhjetor, raporton REL,
Ai ka shtuar se kanë marrë një njoftim se “nuk është e mundur të zbatohet një procedurë zgjedhore në Kosovë që do të ishte në përputhje me rregulloret ligjore”.
Ka qenë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që ditë më parë ka thënë se që të mundësohet mbajtja e zgjedhjeve serbe duhet kërkesë nga Beogradi dhe marrëveshje në mes të dyja shteteve.