Trajtimi me portokall që largon të gjitha shenjat nga fytyra

by Merita

Kur ekspozimi i lëkurës me diellin dhe faktorët e jashtëm është i madh edhe kujdesi për të duhet të jetë i tillë.

Mendoni për fytyrën e cila është nën kontakt të përhershëm me ambientin dhe çdo gjë që e rrethon, duke u bërë kështu një nga pjesët me delikate dhe të vështira të trupit.

banner

Përsëri e përsëri zgjidhja për të gjitha pyetjet tuaja gjendet tek produktet shumë të mira natyrale. Asgjë nuk e ndriçon fytyrën si një trajtim i mirë natyral.

Një nga mënyrat më të mira se si të largoni çdo paspastërti dhe shenjë nga fytyra juaj: Portokalli përmban shumë vitaminë C dhe ndihmon në rregullimin e melaninës në lëkurë si dhe zbardhjen e shenjave në të.

Uji i trëndafilit nga ana tjetër është një mënyrë e përkryer për ta tonfikuar fytyrën tuaj e për ta lënë sa më të butë.
Ndaj ju sugjerojmë ta provoni këtë kombinim për të larguar gradualisht të gjitha shenjat që nuk dëshironi mbi lëkurën tuaj.

Çfarë ju duhet:

2 lëkura portokalli

2 lugë çaji ujë trëndafili

Përgatitja e trajtimit

Për të përgatitur këtë trajtim këshilloheni që të grini hollë në rende lëkurat e portokallit derisa të formohet pluhuri.

Më pas në një enë bashkojini me pak ujë trëndafili që mund ta përgatisni vetë në shtëpi nga petalet e trëndafilit. Merrni dy grushta me petale petale dhe zhytini në 100 ml me ujë. Pas 2 ose 3 orësh, shtypini petalet në ujë, filtrojeni dhe e keni gati për ta përdorur.

Përzieni të gjithë masën me një lugë derisa të formohet një pastë e hollë. Vendoseni të gjithën mbi fytyrë siç bëni me maskat zakonisht dhe lëreni të thahet për 15-20 minuta. Pasi maska të jetë tharë shpëlajeni fytyrën me kujdes me ujë te vakët dhe në fund vendosni kremin tuaj hidratant. Trajtimi këshillohet të përësritet disa herë në javë pasi bëni dush kur fytyra është e pastër dhe poret janë të hapura.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy