Ka nderruar jetë në moshen 73 vjecare mjeshtri i madh i humorit Zef Deda. Ai prej pak kohesh vuante nga nje semundje e rëndë. Deda ka nderruar jetë në Shkodër, ndërsa pritet që ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të bëhet të shtunen, kur edhe do te mbahen homazhet në teatrin Migjeni.
Zef Deda është një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë.
Lindi në Shkodër më 27 korrik 1950. Eshtë shkolluar në qytetin e tij të lindjes, dhe në politeknikumin e ndërtimit në Tiranë. Fillon shkollën e lartë për gjuhë – letërsi, por nuk e mbaron dot për arsye shëndetësore. Ka punuar për më shumë se 40-vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës.